Britney Spears dhe bashkëshorti i saj Sam Asghari janë ndarë pas një viti martesë dhe shtatë vitesh lidhje, raporton TMZ. Burime të shumta e konfirmuan ndarjen edhe për People.
Burimet e TMZ thanë se ndarja ndodhi për shkak të akuzave të Sam ndaj Britney Spears, sipas të cilave ai u përball me këngëtaren rreth një javë më parë për thashethemet se ajo kishte qenë jobesnike ndaj tij.
Asghari u besoi thashethemeve, por është e paqartë nëse janë të vërteta apo jo.
Burimet thanë për TMZ se sjellja e Spears kishte qenë e çrregullt dhe Sam e kishte të pamundur që të merrej më me të.
Edhe muaj më parë u raportua se mes tyre kishe telashe. Sam nuk flinte shumë në shtëpi dhe pati thashetheme se Britney është përleshur fizikisht me të në zënka të shpeshta me britma.
Këngëtatja ka një marrëveshje paramartesore që mbron pasuritë e saj, por një burim i brendshëm thotë për TMZ se fundi i mundshëm i martesës do të jetë një çek nga Britney te Sam që do t’i zgjidhë gjërat, të paktën financiarisht.
Sam e ka mbrojtur publikisht Britney-n nga kritikët, por privatisht thuhet se është lodhur me sjelljet e saj, shpeshherë të konsideruara si “të çrregullta”.
Dokumentet e divorcit nuk janë finalizuar ende, por ka gjasa që procedurat të nisin së shpejti.
Asnjë prej të dyve nuk e ka komentuar publikisht ndarjen.
Ata u takuan në vitin 2016 dhe u martuan në qershor 2022.



