20.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Britney Spears thotë se “do të jetë përgjithmonë e traumatizuar” nga e shkuara e saj

    Ikona Britney Spears vijon të rrëfehet në Instagram, duke treguar pjesë nga e shkuara e saj. Ajo publikoi një foto të një trëndafili rozë, ku shkroi:

    “Është çmenduri…rrjetet sociale…jeta e çdokujt duket perfekte dhe kur unë postoj, mendoj se shumicën e kohës, jam totalisht e turpëruar nga e kaluara ime…dhe kush mund t’i harrojë ata dokumentarë? Kështu që po, unë përpiqem të dukem mirë në postimet e mia dhe mund të duket sikur jetoj një jetë të mirë…

    Epo e vërteta është se, shpirti im ndihet më mirë, por përgjithmonë do të jem e traumatizuar nga e shkuara dhe eksperiencat e mia në jetë…nuk ka një mënyrë që mund të më rregullojë mua, emocionet dhe ndjeshmërinë time”, shkruan Britney dhe vijon: “Mendoj se emocioneve të mia u duhet një mrekulli. Jeta ime nuk është aspak perfekte. Unë qaj çdo natë para se të fle. Jam e pasigurt si dreqi”.

    Britney gjithashtu shtoi se rishtazi po njihet me termin “më shumë”, duke rrëfyer edhe se kurrë më parë nuk kishte konsumuar një pjatë të dytë në tryezën e ngrënies.

    E gjithë periudha traumatike, e cila zgjati për plot 13 vite dhe ku i ati i këngëtares, Jamie Spears, kontrolloi në të gjitha aspektet jetën e saj; jo vetëm në atë financiar, por edhe në atë sentimental apo shëndetësor, duket se ka lënë gjurmë të pashlyeshme në të tashmen dhe psikologjinë e Britney.

    Pasi fitoi lirinë për të bërë vetë zgjedhjet e saj, Spears u martua me të dashurin e saj, Sam Asghari dhe shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një duet me legjendarin Elton John, për të rikthyer një prej hiteve të tij, “Tiny Dancer”. Kënga do të vijë me ndryshime, duke nisur që nga titulli, i cili do të jetë “Hold Me Closer”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit