6.5 C
Tirana
E diel, 12 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Brukseli miliarda Shqipërisë për hekurudha, por ende sot e kësaj dite s’po shohim një tren që të udhëtojmë

    Komisioni Europian i ka dhënë 62 milionë euro grant për Shqipërinë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII.

    Dhënia e grantit është konfirmuar nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

    Një projekt të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin e konsideroi Balluku teksa konfirmoi se ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian.

    Vlera totale e këtij investim shkon në 120.5 milionë euro, gjysmën e së cilit do ta financojë buxheti i shtetit.

    Por edhe pse Brukseli ka dhënë qindra milionë euro për hekurudhat shqiptare prej vitesh, ende sot e kësaj dite nuk po shohim ndonjë tren që të udhëtojmë me të.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit