19.5 C
Tirana
E enjte, 23 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Bufi i kënetës”, “Antikrishti”, raporti i OSBE-ODIHR përfshin edhe etiketimet e Ramës dhe Berishës gjatë fushatës

    Raporti prej 46 faqesh i Misionit të OSBE/ODIHR ka përfshirë edhe etiketimet që Rama dhe Berisha i kanë bërë njeri-tjetrit gjatë fushatës elektorale.

    Gjatë 30 ditëve të fushatës, kreu i qeverisë e quajti shpesh liderin e opozitës “bufi i kënetës”, ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke e quajtur “antikrisht” dhe qeverinë e tij “narkodiktaturë”.

    “Zoti Rama iu referua vazhdimisht kundërshtarit të tij, zotit Berisha, si një “buf kënetash”, dhe drejtuesve të tjerë të opozitës si “qenie kënetash”.

    Nga ana tjetër, zoti Berisha e quajti zotin Rama “Antikrisht”, “përbindësh” dhe qeverinë “narkodiktaturë”. Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, akuzoi Adriatik Lapajn, drejtuesin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, se ka përfituar nga marrëveshje të brendshme në cilësinë e tij si avokat.

    Në përgjigje të këtyre akuzave, sipas raportimeve të mediave, zoti Lapaj ngriti një padi për shpifje”, thuhet në raport.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit