23.5 C
Tirana
E hënë, 4 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bujar Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Është shans që i kemi, le t’i kemi sa më gjatë

    Artisti Bujar Kapexhiu, i ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të vjetra të saj si Sali Berisha dhe Edi Rama. Ai u shpreh se ata tashmë kanë hyrë në historinë e Shqipërisë dhe është një shans I madh që janë dhe duhet të jenë sa më gjatë.

    « Unë jam më i madh në moshë se Sali Berisha se kam lindur disa muaj më parë se ai. Është shans që i kemi këta si Sali Berisha dhe le t’i kemi sa më gjatë. Duam s’duam, e do nuk e do ti figurën e Ramës dhe të Berishës janë figura që kanë mbetur në historinë shqiptare, tashmë i takojnë historisë. Kanë një kontribut të caktuar që njëra shumicë numëron vetëm të mirat, tjetra vetëm gabimet.

    Berisha është shumë i respektueshëm. Më duket absurd që Ramës berisha u themi ik. Absudriteti më i madh është kur dëgjoj “Rama Ik”. Tani për Berishën dhe Ramën, njëri nuk është artist tjetri nuk është mjek. Ata janë politikanë tashmë dhe nuk mund t’u thuash ik.

    Profesioni i tyre është politika.

    A duan ta heqin Ramën? Janë 500 mijë që duan të heqin, por kur të bëhen shumicë le ta hiqen. Ai ka thënë se do të iki kur dua vetë. Mund t’i them edhe unë lëre mjaft, por ai e di më mirë vetë. Është si puna e futbollistit që lë kupucët kur bën golin dhe ikën.

    Ik si kryetar partie, ik si kryeministër dhe hajde të rrimë bashkë si shok si mik”- tha Kapexhiu.

    “Nuk e pickon Berishën”, Kapexhiu flet për karikaturën politike dhe zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën

    Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e fundit me shumë pasion, u shpreh se në krijimet e tij artisti edhe mban qëndrim, por pas i ekzagjeruar figurat. I ngacmuar nga moderator Rakipi që mban pak anën e Berishës në karikaturat e tij, duke e paraqitur si në foto, Kapexhiu mohoi se mbante anë politike dhe shprehu pa e specifikuar se cila ishte pendesën për një karikaturë që kishte bërë për Ramën.

    Kapexhiu: Karikaturën e kam, nisur që në gjimnaz dhe atëherë kishim gazetë muri ë e drejtonte Gjergj Zheji. Ai më thoshte që të bënim karikaturë për të ilustruar shkrimet. Ai që i pa këto ka qenë Faruk Basha që ka qenë operator në Kinostudio. Erdhi kur bëhej praktika mësimore të Petro Nini dhe shkoi ushtar te revista 10 korriku ku kërkoi karikaturat e mia. Pasi u botua atje nisi dëshira ime për karikaturën. Bëhej fjalë për vitin 1964. Më pas botova në revistën Hosteni etj.

    Karikatura e parë ka qenë një grusht që tregonte popullin dhe shpartallonte armiqtë. Në demokraci karikatura nuk shihej me sy të mire.

    Rakipi: Karikatura është edhe një stigmatizim i madh.

    Kapexhiu: Është edhe një qëndrim.

    Rakipi: Karikatura më pëlqen shumë, por duket sikur Bujar ke, qëndrimet e artistëve janë ndonjëherë edhe pasionante. Këta të opozitës, ose saliun në përgjithësi duket se nukm e bën karikaturë dhe Ed Ramën e bën karikaturë. Nuk e pickon Berishën.

    Kapexhiu: Të gjitha karikaturat e mia unë nuk abstraktoj me portretin. Humorin e mbaj në kompozim dhe ide dhe jo te deformimi. Unë nuk e ekzagjeroj nuk stërzmadhoj në përmasa. Nuk është se unë në përgjithësi.

    Rakipi: Këto ta Ramës më duken karikatura, ato të Saliut jo.

    Kapexhiu: Portreti i Ramës është ai i paekzagjeruar.

    Rakipi: Nuk thashë që e bën këtë, po çfarë përcjell ti si karikaturë. Je edhe pak këtej ti, anon. Nuk duhet të anosh në art.

    Kapexhiu: Nga mijëra karikatura që kam bërë për Edi Ramën dhe që i çmoj, po ta deklaroj ty, por pa ta treguar, vetëm një më vjen keq që e kam bërë. Nuk dua ta quaj timen, aty kam gabuar. Nuk dua ta them se më vjen keq.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit