15.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bujar Kapexhiu: I lutem Zotit të rrëzojmë Ramën, tani që iu bashkova edhe unë PD-së

    Bujar Kapexhiu, i cili është një nga kandidatët në listë për Këshillin Kombëtar të PD, ka folur për  Panorama pak para nisjes së kuvendit kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

    Lidhur me situatën në PD, Kapexhiu tha se “jam optimist që do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne dhe ata që nuk janë me PD të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë”.

    Do ju shohim më shpesh në politikë tani?

    Kënaqësi që organizatorët më ftojnë të jem në Këshillin Kombëtar. Me kënaqësi do jap kontributin tim. Hyrja që thoni ju në politikë ndoshta nuk është e tanishme se do të jem nëse do të jem anëtar i Këshillit Kombëtar, unë me politikën jam marrë gjithmonë me artin tim të karikaturës, kam ndjekur hap pas hapi politikanë të vecantë.

    Sidomos në gabimet e politikanëve kam bërë karikaturë duke i goditur pa i fyer por si qëndron e vërteta sipas mendimit tim. Nëse unë gjatë këtyre viteve kam dhënë një kontribut modest në linjën e politikës shqiptare atëherë do e quaja që me artin tim merrem cdo ditë me politikë.

    Jeni kandidat për të qenë pjesë e strukturave kryesore, si e shihni momentin në të cilin vendosni të anëtarësoheni? PD është në një krizë!

    Nuk është puna që unë po angazhohem. Kjo s’do të thotë që ai gardhi i PD mua do më izolojë. Unë do shoh problemet dhe brenda këtij oborri, me syrin kritik brenda direktivave të PD. Dhe unë kam menduar ndonjëherë më mirë më i saktë e i frytshëm kontributi im do jetë brenda apo jashtë? Deri tani kam qenë jashtë.

    Brenda ndoshta do i njoh më mirë e të gjitha kritikat që do bëj do jenë më profesionale të sakta e kontributi im do jetë më i madh.

    Nga një sy i jashtëm, si jeni tani mendoni që PD do e kalojë këtë krizë ku është futur?

    Unë jam një optimist dhe me optimizmin tim dhe që edhe PD do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne dhe ata që nuk janë me PD të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit