16.5 C
Tirana
E hënë, 20 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bullgaria i përgjigjet ashpër Ramës: Mëso të flasësh. Reagon Rama: Do më duroni, se kam një problem me ju

    Bullgaria ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës pas deklaratave të forta në Bruksel lidhur me bllokimin e negociatave.

    Deklarata e plotë

    Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar.

    Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot.

    Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne e mbrojmë atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

    Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë cilësime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie.

    Një regjistër kaq i ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit.

    Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij të të shprehurit me një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

    Në këtë nivel, më shumë se çdo tjetër, ne insistojmë të mbajmë një ton të mirë komunikimi.

    Në këtë nivel ne kemi treguar gjithmonë gjithë respektin që kërkon një pozicion i përgjegjshëm dhe nivel i marrëdhënieve ndërshtetërore.

    Ne kemi një të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët largohen. Kombet mbeten.

    Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanit.

    Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.

    Reagon Rama

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Bullgarisë, pas reagimit të kësaj të fundit.

    “Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë paska një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë.

    Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq. e lehtë: Hiqni VETO-n ose duromni me mua!”, shkruan Rama ku në një reagim tjetër shton:

    “Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër@BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri!

    Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, shkruan Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit