7.5 C
Tirana
E hënë, 27 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Burrat po evoluojnë më shpejtë dhe po bëhen më seksi”, zbulimet e kërkimit të ri shkencor

    Sipas një studimi të ri, meshkujt duket se po evoluojnë me dyfishin e ritmit të femrave.

    Studiuesit zbuluan se përmirësimi i kushteve të jetesës, të tilla si ushqimi më i mirë, kujdesi shëndetësor dhe më pak stres, kanë rezultuar në rritjen e gjatësisë dhe peshës së meshkujve me ritme më të shpejta, gjë që po vazhdon brez pas brezi.

    Gratë, megjithatë, nuk kanë parë të njëjtin evolucion , duke sugjeruar se ato nuk janë aq të ndjeshme ndaj faktorëve mjedisorë.

    Studimi, i cili titullohet “Trupi mashkullor seksi dhe i frikshëm”, shqyrtoi gjatësinë dhe peshën e më shumë se 135,000 njerëzve në 62 vende, nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Ekspertët krahasuan të dhënat me një masë të niveleve kombëtare të mirëqenies njerëzore, për të parë nëse faktorët në mjediset e tyre luajtën një rol.

    Individët që jetojnë në vende me rezultate të ulëta të indeksit të zhvillimit njerëzor (HDI) kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje infektive, të ushqyerit e dobët kronik dhe barrë më të madhe të përgjithshme të sëmundjes sesa individët që jetojnë në vende me rezultate të larta HDI.

    Studiuesit zbuluan se për çdo 0.2 rritje të indeksit të zhvillimit njerëzor, meshkujt rriteshin me 4 cm dhe fitonin 14 kilogramë muskuj.

    Për studimin, studiuesit morën të dhëna 22-vjeçare nga OBSH nga mijëra njerëz që raportuan vetë gjatësinë dhe peshën.

    Ekipi tha se gjetjet e tyre përputheshin me teorinë evolucionare, ku tiparet si gjatësia tek meshkujt shihet si sinjal i shëndetit dhe forcës, duke i bërë ata më tërheqës për partnerët e mundshëm.

    “Rrjedhimisht, kjo është arsyeja pse burrat vlerësojnë aftësinë e kundërshtarëve nga forca e pjesës së sipërme e trupit, ndërsa gratë i shohin burrat e gjatë, muskulozë me një masë trupore relativisht të madhe veçanërisht tërheqës,” shkruajnë studiuesit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit