24.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Burrat shqiptarë nuk bëjnë punë shtëpie

    Në familjen shqiptare, baballarët nuk bëjnë punë shtëpie.

    Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania. 72.8% e të pyeturve kanë treguar se baballarët gatuajnë rrallë ushqim. Vetëm 20.8% e tyre kanë treguar që burrat gatuajnë shpesh.

    Ndërsa, për pastrimin e shtëpisë, 80.5% e të pyeturve janë shprehur se burrat pastrojnë shumë rrallë. Ndërsa, vetëm 13.7% janë shprehur se burrat në shtëpinë e tyre bëjnë shpesh punë shtëpie.

    Kjo shifër thellohet kur flasim për larjen e rrobave, ku 85.3% e të pyeturve janë shprehur që ndodh shumë rrallë që burrat në familjen e tyre të lajë rroba. Ndërsa, vetëm 9.5% e tyre janë shprehur që ndodh shpesh që burri të lajë rrobat.

    Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit