9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Burri kritikohet se propozoi të dashurën gjatë diplomimit të saj: Reagon universiteti!

    Një burrë është kritikuar pasi i propozoi të dashurës së tij në ceremoninë e saj të diplomimit.

    Shkrimtarja dhe feministja Clementine Ford iu drejtua momentit në Facebook, duke kritikuar australianin që duket se mori gjithë vëmendjen, në një ditë që supozohej të ishte e saja.

    “Mjaft i vodhët momentet grave tuaja. Ato nuk ju përkasin juve. Nuk ishte momenti i tij”, thotë Clementine. “Ky ishte vetëm momenti i saj. Ajo sapo ka mbaruar shkollën, nuk e dimë se në çfarë kushtesh ka shkuar në universitet, nuk e dimë sa e vështirë ka qenë për të, por e ka bërë vetë.”

    Edhe përdorues të tjerë të mediave sociale ishin gjithashtu të pakënaqur me videon. Dikush shkroi:

    “Fokusi duhet të ishte tek ajo dhe arritja e saj. Tani do të mbahet mend përgjithmonë si dita që ai i propozoi.”

    Një tjetër komentoi:

    “Kjo video më acaroi. Këta janë kaq të kërcënuar ga arritjet e një gruaje, sa ndjejnë nevojën ta bëjnë të vetin edhe një moment që s’u përket.”

    Të tjerë thanë se “jo vetëm i ka vjedhur vëmendjen të dashurës, por edhe gjithë të diplomuarve të tjerë.”

    Universiteti La Trobe që atëherë e ka fshirë videon dhe ka shpërndarë një deklaratë pas reagimit të ashpër në internet. Aty thuhej:

    “Ne bëmë një gabim në gjykimin tonë sot. Ceremonitë tona të diplomimit kanë të bëjnë me festimin e arritjeve të studentëve dhe kjo ngjarje e hodhi poshtë atë njohje të rëndësishme të suksesit të studentëve tanë.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit