11.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Burri më i vjetër në botë shuhet dy muaj para ditëlindjes

    Burri më i vjetër në botë, Juan Vicente Perez Mora, i cili jetoi gjatë të dyja luftërave botërore dhe kaloi disa pandemi, ka ndërruar jetë në moshën 114-vjeçare. Juan Vicente Perez Mora u nda nga jeta vetëm dy muaj përpara ditëlindjes së tij të 115-të.

    Vdekja e tij u konfirmua nga Freddy Bernal, guvernator i Tachira-s në Venezuelë, ku i moshuari jetonte, sipas Librit të Rekordeve Guinness.

    Perez Mora lë pas 11 fëmijë, 41 nipër dhe mbesa, 18 stërnipa e stërmbesa por po ashtu edhe 12 stër-stër nipër e mbesa.

    Fermeri nga Venezuela u fut deklarua si më i moshuari i vendlindjes së tij në 2020 dhe zyrtarisht u bë më pas edhe burri më i vjetër në botë në maj të 2022 kur u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness.

    Reagimeve të shumta pas vdekjes së burrit më të vjetër në botë iu bashkua edhe presidenti i vendit, Nicolas Maduro.

    “I dërgoj ngushëllimet e mia familjes së tij dhe të gjithë banorëve të El Cobre, Tachira,” u shpreh ai ndër të tjera.

    Vicente lindi në vitin 1909 dhe 115-vjetorin do ta festonte më 27 maj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit