20.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Burrnesha nuk është transgjinore…”, debati i ashpër mes Albana Osmanit dhe Xheni Karaj!

    Projektligji i ri për “Barazinë Gjinore” ka ndezur debate të forta në publik.

    Në emisionin “Opinion”, një debat i ashpër është zhvilluar mes Xheni Karajt dhe Albana Osmanit, pasi tani duan të quajnë dhe “burrneshat” si transgjinore.

    Albana Osmani: Ty të të vijë turp nëse artikulon burrneshën si transgjinore! Fol me mua për burrneshën se vij nga vendi i burrneshave! A e di çfarë është burrnesha moj vajzë?

    Xheni Karaj: Një vajzë që mori rolin e burrit

    Albana Osmani: Pse e mori rolin e burrit?

    Xheni Karaj: Po nuk ka rëndësi pse e mori…

    Albana Osmani: Jo ka rëndësi! Nuk të lejoj. Burrnesha është personifikim i një vajze shumë të nderuar shqiptare. Burrnesha është një vajzë që i vranë tërë meshkujt e familjes dhe u detyrua t’i dalë për zot familjes së vet. Mori pushkën, veshi rrobat, por jo një transgjinore, kurrë! U përbetua për të mbrojtur familjen e vet, vdiq e virgjër. Këto s’mund ta shtrëmbërojnë të vërtetën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit