Deputeti i PS, Erion Braçe, ka ironizuar mëngjesin e sotëm kolegun e tij në PS, Taulant Ballën, por jo vetëm. “Me spond” ai godet edhe Ministrinë e Bujqësisë.
Balla ka njoftuar në rrjetet sociale se ndodhet në Lushnjë dhe ka ndaluar për të ngrënë byrek në një prej byrektoreve të famshme në zonë.
Braçe, i cili së fundmi ka kundërshtuar politikat e Ministrisë së Bujqësisë si dhe lënien pas dore të një prej degëve kryesore të ekonomisë së vendit, siç është Bujqësia, ka treguar po përmes rrjeteve sociale se ndodhet në Goricaj dhe ngre shqetësimin për ngricat në vend.
“Ndjesë që nuk po ha byrek, jo për gjë po di me çfarë bëhet gjiza”, shkruan ndër të tjera Braçe.
Vetëm para pak kohësh Braçe shprehu shqetësimin se bulmeti në vend, si gjiza, qumështi, apo djathi, kanë përqindje të larta të qumështit pluhur dhe vajit të palmës.
“Mirëmëngjesi! Ngrica e thella si këto prej së dielës, përkeqësojnë thatësirë, ngrijnë burimet ujore!
Por nuk do të zgjasë shumë! Shirat rikthehen e bimët në toka nuk duhet të kalben prej lageshtirës! Në Goricaj, me Avni Sulën dhe punëtoret e Bordit, për punën e përditshme; NUK NDALET!
VO: Aaaa ndjesë që nuk po ha byrek; jo për gjë po di me çfarë bëhet gjiza!”