27.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ca gjëra që s’duhet t’i bëni gjatë një dite në plazh

    Nëse kjo e diel s’ju ka gjetur në plazh, ngushëllohuni me faktin që nuk jeni të vetmit dhe lexoni këtë artikull, që herën tjetër që do të jeni pranë detit t’i merrni 100% pushimit tuaj!

    E dini që ka disa gjëra që s’duhet t’i bëni kur ndodheni në plazh?

    #1: Mos përmirësoni aty aftësitë tuaja për të notuar

    E dimë që noti është një nga aktivitetet më të lezetshme të plazhit, por deti s’është fiks vendi për t’u praktikuar apo për ta shtyrë veten drejt limiteve. Nëse e keni ndarë mendjen, të paktën sigurohuni të jeni afër me bregun dhe të jeni të shoqëruar gjithnjë me dikë që do t’ju ndihmonte në rast pasigurie. Po u ndjetë të lodhur, pushoni në moment dhe provojeni sërish më vonë.

    #2: Rrëmujë me ushqime në vendin ku po bëni plazh

    E dimë që një ditë në plazh shoqërohet me konsum të shtuar ushqimesh, por s’është fare e këndshme të lini letra apo mbetje ushqimesh aty ku të tjerë bëjnë plazhin bashkë me ju. Merrni gjithnjë me vete një qëse plehrash dhe sigurohuni që të gjitha të hidhen atje.

    #3: Mos vendosni syze dielli që nuk mbrojnë mjaftueshëm

    Edhe pse syzet e lira mund të jenë ndonjëherë aq të bukura sa të tundojnë t’i blesh, kujtoni se sytë janë më të rëndësishme dhe që rrezet dëmtojnë shikimin. Ekspozimi në diell ka nevojë për mbrojtje, prandaj më mirë investoni në syze me xhama të sigurtë.

    #4: Mos kini maninë të dilni nga shtëpia ende pa dalë

    Të mos shkosh në tualet para se të lësh shtëpinë duket si problem fëmijësh të vegjël, por në fakt jo. Nuk i dihet kurrë çfarë ju pret në plazhin ku do të shkoni, prandaj punët personale kryejini në shtëpi. Si mund t’i japësh makinës në rast se ndjen nevojën për të urinuar? Shmangni këto pakënaqësi dhe shijoni plazhin siç e meritoni.

    #5: Kujdes kur vendosni të merrni qenin me vete

    Mund të duket qejf, por ka plazhe private që nuk lejojnë qentë të luajnë në plazh, por ky s’është problemi i vetëm.

    Edhe nëse lejohen, duhet të keni parasysh që qentë lodhen nga rëra e nxehtë, dehidratohen lehtë dhe përgjithësisht qenve s’i pëlqen plazhi.

    #6: Respektoni të tjerët që bëjnë plazh pranë jush

    Kujdes me zërin e lartë, të qeshurat apo të bërtiturat e tepruara. Të tjerët po pushojnë prandaj respektoni edhe hapësirën e tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit