18.5 C
Tirana
E martë, 5 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ca momente fëmijërie, që me siguri i kupton vetëm një fëmijë shqiptar!

    Nëse kërkoni në Google, për “fëmijë me cigare në dorë”, sigurisht që ka shumë pak rezultate, për arsye të dukshme. Megjithatë, me siguri ju mund të keni parë vëllain e vogël apo kushëririn, duke “luajtur” me një cigare – në mos ishit ju ai/ajo që “pinit cigaren”.

    Jo vetëm kaq.

    – Me siguri që ju njihni dikë (nëse nuk jeni vetë ai person), që ka mësuar t’i japë makinës që 9 vjeç.

    – Dhe vëmë bast që jo pak herë keni parë prindër që ecin me makinë dhe kanë vendosur bebushin para tyre, në sediljen e shoferit.

    – Hmm…të mos flasim për rakinë? E “maskuar”, në një shishe të thjeshtë plastike, jemi të sigurt që e keni kthyer të paktën njëherë me fund, duke menduar se ishte ujë.

    – Ose thjesht ju kanë lejuar të ktheni një gotë birrë, si të mos ishte asgjë?!

    – Po ju, a keni patur një xhaxha, hallë apo teze, synimi personal i së cilës është të të mësojë të paktën një “fjalë të pistë”?

    Dhe pasi i keni dhënë makinës duke kthyer një gotë birrë dhe duke pirë cigare, ka ardhur mbrëmja, kushërinjtë do flenë nga ju dhe pamja është pak a shumë kjo këtu:

    Ca momente fëmijërie, që me siguri i kupton vetëm një
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit