12.8 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ca super hile që duhet t’i dini që të mos shpenzoni para kur dilni për të blerë

    Me shumë gjasa e keni kapur veten që ndonëse jeni nisur në qëndër tregtare për të blerë vetëm një produkt, keni përfunduar me shifra të shpenzuara jashtë çdo parashikimi. Blerjet impulsive kthehen në problem serioz kur nuk merrni masa për t’i reduktuar, prandaj mësoni ca hile për t’i bërë ballë tundimit.

    1. Pini ujë para se të dilni për shopping

    Sipas një studimi të kryer në University of Tëente në Hollandë, u arrit në përfundimin se të pish ujë para se të dalësh për pazar, mund të kontrollojë të ardhurat tuaja. Kjo sepse duke qenë më të hidratuar, gjaku qarkullon më mirë dhe kështu e ndihmoni veten t’i përmbaheni tundimit për të blerë gjëra të panevojshme. Një fshikëz plot është shumë më e rëndësishme sesa rroba të reja, prandaj që të arrini deri tek tualeti më i afërt, përfundoni punë shpejt e shpejt vetëm me gjërat më të rëndësishme.

    2. Përpiquni të mbani në kuletë prerje të reja parash

    Ka një lidhje mes parave të reja dhe reduktimit të shpenzimeve. Prerjet e vjetra të parave i bëjnë njerëzit të lodhen prej tyre dhe ndonjëherë blejmë gjëra që s’i duam vetëm për t’i hequr qafe. Nga ana tjetër, lekët e reja japin një ndjesi fuqie dhe të motivojnë për t’i mbajtur në kuletë sa më gjatë të jetë e mundur.

    3. Mos u bëni shumë miqësor me shitësit/et

    Kjo nuk ka lidhje me të qënit i sjellshëm, por thjesht mos e kaloni masën. Eshtë puna e tyre të sillen shumë mirë me ju, t’ju japin opsione të ndryshme dhe vetëm t’ju sugjerojnë pa ndalim. Ndonjëherë kjo na shtyn të bëjmë edhe blerja që ndoshta s’duam t’i bëjmë, vetëm për mirësjellje.

    4. Mos përdorni një shportë të madhe

    Ju e dini që ka qindra opsione për të blerë dhe shumica e tyre s’janë fare pjesë e listës. Merrni vetëm gjëra që ju duhen pasi një shpotë e madhe do t’ju shpenzojë më shumë para..

    5. Takat e larta gjithashtu ndihmojnë

    Sepse do të lodheni shpejt dhe fokusi juaj është mbajtja e balancës.

    6. Kartat e debitit dhe kreditit lërini në shtëpi

    Mund të duket si e vështirë në ditët e sotme, por paratë cash janë fiks për të tilla raste. Kartat ju krijojnë iluzionin se mund të shpenzoni gjithnjë e më tepër, por në fakt nuk mundeni.

    7. Zgjidhni dyqanin më të mbushur plot me njerëz për të blerë

    Kjo do të thotë që do të duash të dalësh sa më parë prej andej.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit