Reperja Cardi B thotë se ka hequr thuajse 95% të të gjithë fillers (mbushësve) që ka vendosur në të pasmet.
30-vjeçarja u bën thirrje të rinjve që tundohen nga shtimi i vitheve, të mos e bëjnë, edhe nëse “ndihen shumë të dobët”.
Ajo paralajmëroi këdo që mendon të kryejë procedurën kozmetike që të “sigurohet që nivelet e gjakut të jenë në rregull” nga një mjek profesionist.
Ndër të tjera, këngëtarja tregoi:
“Në gusht u operova dhe hoqa 95% të biopolimerëve të mi… nëse nuk e dini se çfarë janë, janë thjesht “fryrës të pasmesh”. Ishte një proces vërtet i çmendur. Gjithçka që dua të bëj tani është t’ju them se nëse je i ri, nëse je 19, 20, 21 vjeç dhe ndonjëherë të duket vetja shumë i/e dobët, dhe thua “O Zot, nuk kam mjaftueshëm të pasme”, dhe më pas mendon të bësh ndonjë ndërhyrje: MOS E BËJ!”
Cardi B foli edhe për rrezikun e BBL (Brazilian Butt Lift). Ajo i këshilloi njerëzit të sigurohen që çdo gjë nga ana shëndetësore është mjaftueshëm në rregull.
“Nëse një mjek thotë se nivelet tuaja në gjak janë shumë të ulëta ose keni diabet ose çfarëdo tjetër, mos e bëni.”
Në fakt, këshillat e këngëtares duhen marrë parasysh. Veçanërisht kur dimë se procedurat për rimodelimin e vitheve, janë nga më të rrezikshmet.