16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Casey Affleck mungoi në dasmën e të vëllait me J.Lo për një arsye shumë të çuditshme

    Ndërkohë që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po martoheshin sërish në një dasmë që zgjati plot tre ditë, Casey Affleck, vëllai i Ben po shijonte i qetë një kafe në “Starbucks”, madje edhe disa petulla.

    Sipas burimeve, aktori i “Manchester by the Sea”, lajmëroi pak para nisjes së dasmës se nuk do të ishte prezent në ceremoni për shkaqe familjare, por diçka na thotë se thjesht nuk donte të shkonte.

    Çfarë tha ai realisht kur u pyet pse mungoi në dasmë? “Më zuri gjumi!”. A nuk ka alarm Casey? Apo nuk është i emocionuar për martesën e të vëllait?

    Aktori 47-vjeçar u pa në Los Angeles, disa orë para nisjes së dasmës, duke blerë petulla dhe ndërkohë që ceremonia po zhvillohej, po pinte një kafe, komplet i pashqetësuar.

    Ben dhe J.Lo po shkëmbenin sërish unazat në një dasmë të dytë, në shtëpinë e aktorit, në Georgia. Miq të mirë, të afërm të çiftit dhe 5 fëmijët e tyre morën pjesë në ceremoni, të veshur të gjithë me të bardha.

    Casey Affleck mungoi në dasmën e të vëllait me J.Lo për

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit