12.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Çdo frymëmarrje me ty” – Mesazh prekës i Beatrix Ramosaj për nënën e saj që lufton me kancerin

    Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një nga periudhat më të vështira të jetës personale, duke zbuluar betejën që nëna e saj po përballon me kancerin. Artistja bëri të ditur se e ëma ka nisur trajtimin mjekësor dhe po e kalon këtë sfidë me forcë dhe shpresë.

    Përmes disa InstaStory-ve prekëse, Beatrix ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar për nënën e saj, edhe pse ndodhet larg fizikisht. “Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami. Çdo frymëmarrje, çdo minutë”, shkruan ajo, duke emocionuar ndjekësit.

    “Çdo frymëmarrje me ty” – Mesazh prekës i
    Artistja ka ndarë gjithashtu lajmin se një fazë e rëndësishme e trajtimit është përmbyllur me sukses, duke theksuar krenarinë për forcën dhe qëndrueshmërinë e nënës së saj. “Një tjetër hap i madh u mbyll sot. Jam jashtëzakonisht krenare për ty, mama. Çdo ditë jemi një hap më afër”, shprehet ajo.

    Në mesazhet e saj, Beatrix ka falënderuar publikun për mbështetjen, lutjet dhe fjalët e ngrohta që ka marrë gjatë kësaj kohe të vështirë. Ajo ka kërkuar mirëkuptim për mungesën e përgjigjeve individuale, duke theksuar se çdo shenjë mbështetjeje është e çmuar për të dhe familjen e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit