Luiz Ejlli ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit përvojën e tij tre ditore në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Përmes një postimi në Instagram, Luizi ka falënderuar të gjithë mbështetësit për pozitivitetin dhe përkrahjen që i dhuruan gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Ai është shprehur i lumtur që arriti t’u dhurojë sadopak momente të bukura dhe humor gjatë atyre ditëve.
“Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother. Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua.
Jam vërtet i lumtur që arrita t’ju dhuroj sadopak momente humori, buzëqeshje dhe kënaqësie. Në fund të ditës, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Mirënjohës për secilin prej jush,” shkruan Luizi.
Postimi i tij ka marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë falënderuar për energjinë dhe praninë e tij të veçantë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.



