8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ç’do të bënte nëse fiton 100 mijë euro? Çiljeta: Kam një detyrim ndaj djalit, pasi..

    Çiljeta Xhilaga është një nga fermeret që ka spikatur në “Ferma VIP”, duke rrëmbyer gjithë zemrat e publikut.

    Ndër rrëfimet e saj, ajo që është pëlqyer më së shumti është marrëdhënia e ngushtë që ka me djalin e Albanit, të cilin nuk e diferencon nga Fernando.

    Së fundmi në pyetjet e dërguara kërkonin të dinin përgjigjen e fermerëve se çfarë do të bënin nëse do të fitonin 100 mijë euro.

    Çiljeta Xhilaga tha se ato lekë ja ka borxh djalit Fernando, pasi lekët e tij i ka shpenzuar kur iu sëmurë mami, “Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babai i vetë, çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmurë dhe u shpenzuan të gjitha. Kështu që kam një detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit