17.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ç’duhet të dish për Bricjapin, shenjën më të fiskuar pas parave?

    Bricjapi është ajo shenjë që nuk e sheh shpesh, pasi është duke punuar dhe duke gjetur mënyra si të bëjë sa më shumë lekë. Por, nëse do të dish disa sekrete për të, të ndihmon ky artikull. 

    Tipologjia: Shenjë toke

    Karakteristikat: Shenjë taktike, e duruar, praktike, strategjike, ambicioze, vdes për luksin dhe planifikimin

    Planeti udhëheqës: Saturni

    Shenja identifikuese: Dhia

    Kristalet më të përshtatshme: Garnet, tourmaline i zi, malachite, sodalite dhe obsidian

    Veçoritë pozitive

    Ç’është e vërteta, një Bricjap e ka (ose duket sikur e ka) jetën gjithmonë të sistemuar dhe punon në çdo aspekt, në mënyrë që ta përmirësojë atë.

    Është një shenjë ambicioze dhe shumë e përkushtuar, rrjedhimisht vdes për lekët. Nuk ka asgjë që e motivon më shumë se një pagesë e majme.

    Bricjapi di të mbarojë punë, ndaj nëse të duhet të arrish një qëllim, shko dhe kërkoji këshillë ose motivim.

    Gjithashtu, është një shenjë shumë e qëndrueshme dhe do të ketë një lidhje solide dhe të mbështetur në respekt dhe dashuri. Nëse je lidhur me një Bricjap, së bashku përbëni një #powercouple.

    Veçoritë negative

    Na lejo të jemi 100% të sinqëertë: Emocionet nuk janë pika e fortë e një Bricjapi. Është një shenjë aq praktike dhe e përqendruar në arritjen e të mirave materiale, sa thjesht e harron ekzistencën e ndjesive.

    Ndonjëherë, Bricjapi i lëndon ndjenjat e njerëzve, por nuk e kanë si qëllim, thjesht nuk di të thotë gjë tjetër veç së vërtetës.

    Hmm, gjithashtu nuk marrin mendimet e të tjerëve, ndaj nëse po e këshillon një Bricjap që i është mbushur mendja, zëre se po flet me një mur.

    Me cilat shenja përshtatet më shumë?

    Akrepin – Sepse ngjasojnë shumë së bashku dhe ekziston një tërheqje e natyrshme mes shenjave të tokës dhe atyre të ujit. Akrepi dhe Bricjapi mund të përfshihen në një marrëdhënie të vrullshme, pasi të dy duan të arrijnë qëllimet e tyre.

    Demin – Një tjetër përshtatje spektakolare me Bricjapin. Të dyja shenja toke dhe të dyja të motivuara dhe të përkushtuara. E shohin gjithçka me logjikë, ndaj lidhja e tyre është sa racionale, aq edhe e paparashikueshme.

    Gaforren – E çuditshme, por e vërtetë! Dy të kundërtat (vërteeet të kundërtat e horoskopit) tërhiqen dhe në njëfarë mënyre gjejnë balancën e duhur.
     
    Bricjapin – A ka një dyshe më të mirë se një Bricjap me një tjetër Bricjap? Jo, nuk ka! E ripërsërisim: NUK KA!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit