13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ç’është sekstili në astrologji dhe me cilat shenja ju shkon muhabeti vaj?

    Ka kaq shumë mënyra sesi planetët mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe çfarë energjie dhe harmonie mund të krijojnë. Një ndër lidhjet është sekstili.

    Përkufizimi i saktë i një sekstili është kur dy shenja të zodiakut formojnë një kënd 60 gradë me njëra-tjetrën.

    Për ta thënë më qartë, kur kemi një sekstil, raporti mes planetëve është shumë i qetë. Shenjat kanë një ndërveprim miqësor, të qetë, kanë harmoni dhe energji të mirë.

    Në astrologji, një sekstil formohet midis shenjave të zjarrit me shenjat e ajrit shenjave dhe shenjave të tokës me shenjat e ujit. Energjia elementare që ndodh shpesh midis sekstileve është ideale për bashkëpunimin midis planetëve.

    Pra, ata përgjithësisht ofrojnë mbështetje në zonat që prekin. Ja cilat janë shenjat që krijojnë sekstil njëri-tjetrin:

    Dashi: Binjakët, Ujori

    Demi: Gaforrja, Peshqit

    Binjakët: Dashi, Luani

    Gaforrja: Demi, Virgjëresha

    Luani: Binjakët, Peshorja

    Virgjëresha: Gaforrja, Akrepi

    Peshorja: Luani, Shigjetari

    Akrepi: Virgjëresha, Bricjapi

    Shigjetari: Peshorja, Ujori

    Bricjapi: Akrepi, Peshqit

    Ujori: Dashi, Shigjetari

    Peshqit: Demi, Bricjapi

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit