9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ç’është Vitiligo, sëmundja nga e cila vuan Ledri

    “Vitiligo s’është dukur kurrë kaq cool”- shkruan Sara Hoxha në Story-n ku duket dora e Ledrit mbi këmbën e saj. Me siguri përmes fotove të fundit të Ledrit, keni parë dorën e tij. Nëse me vete keni pyetur “çfarë i ka ndodhur lëkurës së tij”, përgjigja është- Vitiligo.

    Çfarë është Vitiligo?

    Vitiligo-është një lloj sëmundjeje që shkakton humbjen e pjesshme të ngjyrës së lëkurës. Pjesët që humbasin ngjyrën e trupit përgjithësisht zmadhohen me kalimin e kohës. Ky çrregullim mund të shfaqet në çdo zonë të trupit, përfshi këtu edhe në flokë apo brenda gojës.

    Në gjendje normale, ngjyra e flokëve dhe e lëkurës përcaktohet nga melanina. Vitiligo ndodh kur qelizat që prodhojnë melaninën vdesin ose ndalojnë së funksionuari.

    Vitiligo mund të prekë njerëzit e çfarëdo lloji lëkure, por është më e dukshme tek ata me ngjyrë lëkure gruri ose të zezë. Sëmundja nuk është serioze për jetën dhe as ngjitëse, por në një moment a një tjetër mund të bëhet stresuese për personin.

    Nuk ekziston një kurë specifike për vitiligon, por ekzistojnë trajtime të ndryshme që mund t’i kthejnë paksa ngjyrën lëkurës së prekur.

    Cilat janë simptomat:

    1- Humbje e ngjyrës së lëkurës, që zakonisht shfaqet në duar, fytyrë dhe zona të tjera përfshi këtu dhe gjenitalet.

    2-Zbardhje e parakohshme e flokëve, qerpikëve, vetullave ose mjekrës.

    3- Humbja e ngjyrës në indet që rrethojnë pjesën e brendshme të gojës dhe hundës (membranat e mukozës)

    4-Vitiligo mund të nisë në çdo moshë, por përgjithësisht shfaqet rreth të 30-ave.

    Vitiligo është disa llojesh. Mund të jetë vitiligo universale (që prek të gjithë zonat e lëkurës) ose vitiligo i segmentuar që prek vetëm një ose disa pjesë të trupit dhe përgjithësisht ndodh ndodh në moshë të re për 1 ose 2 vite pastaj stopon.

    Eshtë e vështirë të parashikosh progresin e kësaj sëmundjeje. Në shumicën e rasteve, humbja e pigmentit shpërndahet ngadalë në të gjithë sipërfaqen e lëkurës. Në disa raste, lëkurës i kthehet ngjyra e saj natyrale krejt papritur.

    Ç'është Vitiligo, sëmundja nga e cila vuan Ledri

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit