9.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Çfarë dini ju për jetën time?”, këngëtarja rrëfen të pathënat e divorcit nga Shpëtim Saraçi: Donim të ishim 4 por… doja të qëndroja në SHBA

    Mira Konçi, ish-bashkëshortja e kompozitorit Shpëtim Saraçi ka qenë e ftuara e radhës në podkastin e drejtuar nga Grida Duma.

    Këngëtarja foli për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton së bashku me fëmijës si dhe për ndarjen nga ish-bashkëshorti. Gjatë bisedës, Mira u shpreh e frustruar nga komentet e njerëzve në rrjete sociale, sidomos kur bëhet fjalë për çështje personale apo dhe të pavërteta.

    “Më bën shumë përshtypje të thënurit e gjërave që s’janë fare të vërteta edhe në ato momente them o Zot, domethënë të kem një është ajo shprehja domethënë që “Të kem një grusht të fortë dhe t’i bie malit” nuk e di. Dhe këtë e them, domethënë ka shpërthime të brendshme por që të them që si ka mundësi njerëzit të jenë kaq të aftë ose të sigurtë të thonë ose të komentojnë gjëra që nuk u kanë hije atyre, s’kanë fare lidhje me personin tim dhe janë totalisht të pavërteta. Domethënë kam pika dhe unë që mund të revoltohem dhe të bëjmë nervoze”, tha këngëtarja.

    Përsa i përket ndarjes nga Shpëtim Saraçi, Mira tha se erdhi si pasojë e jetës në Amerikë. Teksa fëmijët dhe ajo ishin integruar tashmë në vendin e ri, Saraçi nuk arriti të gjente veten dhe jetën që kishte lënë në Shqipëri.

    Unë e gjeta veten shumë mirë atje sepse fillova punë e tjerë e tjerë. Shpëtimi kishte vështirësi me thënë të drejtën sepse nuk gjeti atë që sigurisht, atë që kishte këtu edhe erdhi ai moment që unë po iki se këtu s’rri dot më, që kështu bën mirë të vish dhe ti. Mirëpo unë nuk mund t’i lija dot fëmijët vetëm në mënyrë absolute. Edhe kështu erdhi e gjitha, vendosëm këtë lloj marrëveshje në heshtje që unë po ikja atje, unë s’ lë dot fëmijët vetëm.

    Kjo ishte ideja që kështu rri këtu me ne. Pse duhet të ikësh edhe ti. Mirëpo e kishte të pamundur edhe ai siç duket nuk ndiheshe mirë. Nuk ishte vetja, nuk kishte ambientin e këtushëm, nuk kishte punën që jepte ky vend. Faktikisht këtu kishte një lloj statusi, ka një lloj statusi që kështu. Mirëpo tashti nuk është e lehtë ose nuk ishte e lehtë domethënë sidoqoftë sepse ne normalisht donim që të ishim, të ishim të katërt, të ishim…”, u shpreh mes emocionesh Konçi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit