18.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë?! Divorcohet Shpat Kasapi!

    E dimë, e dimë, edhe ne e kishim harruar, por dëgjuam emisionin “Prive” me Liberta Spahiun, ku thuhej se Shpat Kasapi dhe Selvija janë divorcuar. Sipas “Prive”, Selvija e ka pranuar se rrugët e tyre tanimë janë ndarë, por gjithsesi, një njëfarë mënyre do të vijojnë të jenë të lidhur, për shkak se kanë një djalë bashkë.

    Menjëherë, kurioziteti nuk na la dhe kontrolluam në rrjetet e tyre sociale, ku ka pasur pak qarkullim që mund të jenë rastësi ose edhe sinjale drejtuar njëri-tjetrit.

    Së pari, Shpati publikoi pak nga balada që do të sjellë së shpejti. Në një pjesë të tekstit thuhej: “Nuk du’ me u nda’”.

    Nga ana tjetër, vetë Selvija ka publikuar një foto të librit të shenjtë, Kuranit, duke u shprehur:

    “Qëndroj e heshtur sepse Allahu e di! Kam aq shumë besim tek Allahu, sa edhe në momentet e mia më të vështira, gjej paqe duke ditur që Ai kurrë nuk bën gabime. Ai sheh atë që ti nuk mundesh, dhe planet e tij janë gjithmonë më të mira se të tuat”.

    Çfarë?! Divorcohet Shpat Kasapi!

    Selvija dhe Shpati u martuan në qershor të vitit 2021 në një dasmë që u zhvillua në privatësi. Më vonë, ajo njoftoi ndjekësit se kishte marrë mbiemrin e Shpatit, por tanimë, vit i ri, rikthim te mbiemri i vjetër! Selvija ka ndryshuar emrin e saj në llogarinë e Instagram-it, duke vendosur të sajin. Pra, mos kërkoni më @selvijekasapi, por @selvije.jao.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit