21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë do të thotë të jesh aseksual?

    Ndërsa njerëzit po bëhen më të vetëdijshëm për spektret e ndryshme të komunitetit LGBTQ, ka shumë që nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë do të thotë të jesh aseksual.

    Aseksualiteti konsiderohet të jetë mungesa e tërheqjes seksuale ndaj çdo personi, të çdo gjinie. Një person aseksual tregon pothuajse aspak ose pak interes për aktivitetet seksuale edhe me ata personat që ndihen të tërhequr.

    Nuk është një çrregullim

    Shumë njerëz supozojnë se është një çrregullim, sepse besohet se trupat tanë janë të paracaktuar për të dëshiruar seks. Nuk është një çekuilibër hormonal ose një ndryshim në humor. Është një orientim seksual.

    Nuk duhet ‘personi i duhur’ për të mos qenë aseksual

    Nuk mund t’i thuash një personi aseksual se do të pushojë së qenuri aseksual, në momentin që do të gjejë ‘të duhurin’. Njerëzit aseksualë thjesht nuk ndihen të tërhequr seksualisht ndaj njerëzve në përgjithësi.

    Njerëzit aseksualë mund të dëshirojnë një marrëdhënie

    Këta njerëz nuk ndjejnë një lidhje seksuale, por ata me siguri kanë një lidhje mendore dhe emocionale me njerëzit. Dhe kështu ata dëshirojnë marrëdhënie emocionale dhe romantike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit