Autoritetet spanjolle kanë lëshuar një urdhër-arrest për kokën e mashtrimit me call-centera në Shqipëri, Amant Josifin, ish këshilltar i Olta Xhaçkës, kur ishte ministre e Mbrojtjes. Mediat spanjolle shkruajnë se Josofi ka lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare. Ky zbulim është bërë pas aksionit që u iniciua nga policia spanjolle dhe që çoi në kontrolle dhe arrestime në Shqipëri.
Kërkesa për arrestimin e Josifit ka ardhur në kuadër të goditjes së një rrjeti kriminal ndërkombëtar të mashtrimit përmes investimeve të rreme në bursa, ku janë finalizuar arrestime masive në Gjeorgji, Ukrainë dhe Ballkan.
Pas Amant Josifit qëndrojnë disa fije oktapodi në Tiranë, të përfshirë prej të paktën 7 vitesh në aktivitetin kriminal të mashtrimit të qytetarëve evropianë përmes investimeve dhe blerjeve fiktive.
Celulat e mashtrimit ndërlidhen me kompani qipriote dhe ruse, ku mundësojnë edhe pastrimin e parave.
Pjesë e këtij grupi është edhe Endri Meksi, zar i Olsi Ramës, të cilit i shkon nga pas për të kapur ndonjë tender apo koncesion nga Babloku. Olsi Rama, bashkë me një gazetar gjobëvënës, e fusin herë pas hera tek zyra e Bablokut, ku Endri shfaqet me një listë kërkesa të paligjshme për të përfituar nga pasuritë publike dhe buxheti i shtetit, histori për të cilën do japin detaje në vijim.
Olsi Rama është ortak me Amant Josifin në një rrjet kompanish me aktivitet të dyshimtë, pjesë e të cilave është edhe ‘urithi’ i call centerave Jean Paul Max Maconi, nyja lidhëse me mafien ndërkombëtare të bursave. Meski është ortak me Jean Paul Max Maconi dhe bashkëpunëtor me Josifin në aktivitetin kriminal të call centerave, si me letra, ashtu në praktikë.
Referuar fakteve që do të dalin në pah në vijim, nuk ka asnjë dyshim që Endri Meksi është pjesë e rrjetit kriminal të call centerave në Tiranë.
Nëse babai i tij Aleksandër Meksi u përfshirë në mashtrimin dhe zhvatjen e parave të rreth 800 mijë shqiptarë në mashtrimin dhe zhvatjen e parave të rreth 800 mijë shqiptarëve kur ishte kryeministër, i biri është përfshirë në mashtrimin e qytetarëve me call centera. SPAK do t’i mjaftonte një hetim i thjeshtë për të nxjerrë në pah dhe për të vendosur para përgjegjësisë grupin kriminal të mashtrimit.
Disa ditë më parë, Studio Ligjore “Jurisprudenca” referoi në SPAK një dosje voluminoze ndaj ish-kryeministrit Aleksandër Meksi dhe familjarëve të tij, me pretendimin se kanë përfituar nga paratë, që firmat piramidale u përlanë shqiptarëve, përmes skemës së famshme të mashtrimit.
Mes të tjerave, si provë është referuar edhe një makinë me vlerë 60 mijë USD në atë kohë, që Aleksandër Meksi e ka marrë si dhuratë nga Shemsie Kadria, ish-bosja e ‘Gjallicës’.
Në kallëzim janë identifikuar rreth 50 pasuri në emër të ish kryeministrit të Piramidave, Aleksandër Meksi, bashkëshortes së tij Dhurata, si dhe dy djemve Endri dhe Redon Meksi, të cilët natën marrin tendera dhe koncesione korruptive nga qeveria, ndërsa ditën ‘luftojnë’ për të rrëzuar qeverinë.
Pas kallëzimit, me dhjetëra qytetarë janë interesuar në SPAK, ndërsa në vijim pritet të nisin protestat para pasurive të Aleksandër Meksit për paratë e humbura në skemat kriminale të ‘kompetentit’.
Pyetja që shtrohet është: Televizioni MCN i Endri Meksit, është ngritur me paratë që babai i tij u vodhi 800 mijë shqiptarëve në viet 1994-1996 me firmat piramidale apo me paratë që Endri dhe Josifi u vodhën qytetarëve evropianë në vitet 2015-2022 me call centera?
Me paratë që zhvat ku të mundet me dy gazetarë zarfesh, të cilët i përdor për të hyrë në pazare, duke u fshehur edhe pjesën që u takon, nuk mund të ngrihet një TV.