Artan Hoxha (presidenti në tentativë), i ka shkuar Sali Berishës poshtë ballkonit.
Ai tha se Berisha është arrestuar në mënyrë skandaloze dhe po mbahet në burg me vendimet e Gjykatave skandaloze.
Hoxha tha se Sali Berisha nuk dorëzohet dhe demokratët nuk do të dorëzohen.
“Regjimi i Edi Ramës është i fortë, por Sali Berisha është edhe më i fortë”, tha presidenti në tentativë, që nuk u bë dot pikërisht se u kërcënua me një dosje.
Hoxha tha se “edhe rilindasit kur lenë takim në këtë rrugë thonë takohemi te rruga e Salës, te kjo rruga që sot quhet e “Shpresës” dhe ju jeni pelegrinët e saj, jeni pelegrinët e fitores në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe arkitekti i fitores do të jetë Sali Berisha”.
Sipas tij, kjo që i është bërë PD nga regjimi, Gjykatat dhe Rilindja, është thyerje e rendit natyror dhe jo vetëm e ligjeve.
Analisti u shpreh se lirimi i Sali Berishës është një betejë.
“Lironi Sali Berishën se nuk mban më. Është arrestuar në kundërshtim me ligjin, kushtetutën e logjikën. Nuk është thjesht një demokrat i arrestuar, nuk është thjesht lideri i opozitës, por është një njeri që i kanë bërë një padrejtësi, ndaj dhe duhet të reagojë gjithë shoqëria”, tha Hoxha.