13.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë është ‘frymëmarrja e hënës’ që thonë se ndihmon me pagjumësinë

    Hulumtimi i një kompanie dyshekësh ka treguar se teknika e lashtë e “frymëmarrjes së hënës” i ndihmon njerëzit të flenë më shpejtë, madje kjo metodë ka ndikim direkt në çrregullimet e gjumit që lidhen me ankthin dhe jo vetëm.

    Çfarë është frymëmarrja e hënës?

    Frymëmarrja e hënës është një teknikë e lashtë joge që përfshin rregullimin e frymëmarrjes. Me pak fjalë: “Ju mbyllni vrimën e djathtë të hundës dhe merrni frymë nga e majta,” shpjegon ekspertja e jogës Gemma Nice. Thuhet se vrima e majtë e hundës ndihmon në qetësimin e sistemit nervor.

    Si mund të ndihmojë frymëmarrja e hënës me pagjumësinë?

    Teknika ju ndihmon të rregulloni frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor, duke ju bërë të ndiheni të qetë, të relaksuar dhe të përgjumur pa e pasur mendjen te puna, emailet e palexuara, presionet për të ardhmen etj. Kjo metodë bën që ju të ndiheni të qetë dhe të çlironi emocionet nga stresi dhe ankthi.

    Si ta realizoni?

    -Uluni drejt ose shtrihuni, zgjidhni qëndrimin që është më i rehatshëm për ju

    -Mbyllni sytë dhe imagjinoni sikur po notoni në pishinë me ujë të ftohë

    -Mbyllni anën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë

    -Merr frymë përmes vrimës së majtë të hundës dhe më pas mbylleni atë me gishtin e katërt të dorës së djathtë

    -Rregulloni frymëmarrjen dhe vazhdoni ta përsërisni këtë veprim për disa minuta

    Shpresojmë që ju dhe mendja juaj të ndiheni më pak të lidhur me realitetin dhe botën e jashtme e të bëni një gjumë të qetë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit