26.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë fshihet pas sherrit të Fifit dhe Eglit? E vërteta e përplasjes së dy këngëtareve për paratë e këngës

    Dy nga artistet e njohura shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, dhe këngëtarja Egli Tako, kanë qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për bashkëpunimet e tyre dhe marrëdhënien e ngushtë miqësore që shfaqën në rrjete sociale.

    Megjithatë, duket se situata mes tyre ka ndryshuar ndjeshëm. Fansat kanë vënë re se disa nga projektet muzikore të përbashkëta janë fshirë nga YouTube, duke ngjallur dyshime dhe komente të shumta në rrjetet sociale. Sipas emisionit “Prive” thuhet se pas këtij veprimi qëndron një mosmarrëveshje financiare mes dy këngëtareve.

    Sipas të njëjtave burime, Fifi kishte pranuar të merrej me realizimin e këngëve dhe videoklipeve për Eglin, por mes tyre ka pasur pakënaqësi për ndarjen e të ardhurave nga këto projekte. Thuhet se Egli ka kërkuar një përqindje më të lartë nga fitimet, gjë që Fifi nuk e ka pranuar, çka ka çuar në një krisje të dukshme të marrëdhënies së tyre.

    Artistja Egli Tako ka reaguar së fundmi mbi aludimet e shumta që kanë qarkulluar në rrjet lidhur me bashkëpunimin e saj të ngushtë me këngëtaren Fifi si dhe lindjen e një miqësie të re. Së fundmi ish-banorja e BBVA, Egli ka reaguar duke sqaruar fansat se kënga është fshirë dhe ripostuar përsëri në kanalin YouTube me vendim të Fitit, e cila gjithashtu është dhe personi që ka të drejtat e autorësisë për projektin, por nuk ka dhënë më tepër detaje se çfarë fshihet pas këtij veprimi. Gjithashtu, Tako shpjegon se për të shmangur keqkuptimet dhe aludimet e shumta, ka rënë në dakordësi me Fifin për të ndjekur rrugë të ndryshme ndërsa shprehet mirëkuptuese për çka ka ndodhur.

    “Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi – O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit, i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi. Kënga është hequr për dy ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat ndaj edhe nuk e kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to. Sa për dëmtimin e dy artistëve të ftuar në këngë, në rast konkret unë dhe Gimi – O, jemi njerëz dhe me pas artiste, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese! Muzika mbetet e bukur, ju e keni pëlqyer ndaj dhe bie dakord në aq vendim sa më takon si e ftuar, që këngët të jenë sërish aktive e ju të mund t’i dëgjoni e t’i këndoni.

    Sa për aspektin menaxherial, kam vendosur me shumë respekt reciprok me Fifin, të shoh në një spektër më të gjerë, në mënyrë që asnjëra palë të mos ndikojë tek tjetra, për sa kohë të dyja i përkasim të njëjtës fushë. Këndimit. Në këtë mënyrë, shmangim edhe aludime apo keqkuptime të cilido lloji”, u shpreh artistja.

    Por vetëm pak ditë më pas, kënga është rikthyer sërish në kanalin e YouTube. Kaq ka mjaftuar që komentet në rrjete sociale të shpërthejnë, me shumë ndjekës që e konsiderojnë situatën si një “lojë të planifikuar mirë” për vëmendje mediatike dhe klikime. Të shumtë janë ata që shprehen se janë ndjerë të manipuluar dhe të përdorur nga një “skenar i zbatuar me kujdes”, që duket se kishte si qëllim vetëm krijimin e bujës për të rritur interesin ndaj projekteve muzikore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit