20.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë ka ndodhur mes Oltës dhe Kristit?

    Kristi me Oltën kane pasur një marrëdhënie speciale, që në momentin që Kristi u deklarua në anën e aktores për lojën brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Por që pas afrimitetit të tij me Kejsin, duket se gjërat u ftohën mes tyre, madje Olta u akuzua nga banorët e tjerë se u ndje “xheloze” për këtë lidhje të Kristit.

    Në një video të publikuar nga faqja e Big Brother Vip në Instagram, shihet një bashkëbisedim i çuditshëm mes tyre. Olta shfaqet e tensionuar, ndërsa Kristi duket sikur s’kupton.

    “Mos bëj zë”, dëgjohet Olta t’i thotë nën zë Kristit.

    Mënyra se si mundohen të komunikojnë në fshehtësi, pa “u lexuar” nga kamerat, tregon se diçka ka ndodhur mes dy banorëve. Çfarë të jetë ajo?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit