21 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë ka ndodhur pas BBV3, Egla Ceno flet për herë të parë: Do doja shumë….

    Me nisjen e emisionit “Goca dhe Gra”, një prej moderatoreve, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me eksperiencën e saj në “BBV3” nga ku doli dhe fituese e atij edicioni.

    Aktorja u shpreh se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

    “Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë i fortë për mua. I dhunshëm.

    Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.

    Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit