19.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë lidhje ka Argita me Andi Bushatin dhe këtë burrin e sëmurë në shtrat? Një “sekret” i sikletshëm vite më parë në Paris

    Diku nga janari i 2016 pati një “shpërthim” të Berishës kundër gazetarit Andi Bushati. Pak më ndryshe se herë të tjera, në këtë reagim u vu re edhe një dozë e tepruar mllefi, duke i përmendur edhe “gjyshen”.

    I sulmuari, Andi, reagoi dhe i kujtoi Berishës “prapanicat” që kishte pastruar për t’u futur në Bllok!

    Nuk ishte metaforë. Një prej prapanicave që Berisha ka larë me duart e tij në vitin 1979, është pikërisht ajo e Andit.

    Shumica e lexuesve e dine që analisti i njohur është nipi i Hysni Kapos.

    Avokati Idajet Beqiri ka sjellë pak kohë më pare kujtimet e ish-truprojes së familjes Kapo, Eqerem Sinani.

    Ja një pjesë e kujtimeve të Sinanin botuar në një seri shkrimesh të Beqirit:

    “Në vitin 1979 Hysni Kapo ndodhej i shtruar në spital në Paris të Francës. “Ilaçi” më i mirë për gjyshin Kapo, që ia kishin çuar për ta patur pranë në ditët e fundit të jetës, ishte nipi 9 vjeçar. Për të treguar devotshmërinë ndaj Hysniut, Berisha “derdhi” gjithë përkëdhelitë dhe dashurinë e tij mbi Andin, madje duke u bërë edhe kaluar “mamit të mirë”, sepse… i lante atij edhe të ndenjurat.

    “Dy herë në ditë” – sipas Eqerem Sinanit.

    Përmes “dashurisë” për Andin, si dhe duke ju stërlutur me një këmbëngulje të paimagjinueshme, Berisha arriti – sipas Eqeremit – t’i marë Hysni Kapos që luftonte me vdekjen miratimin për të çuar pas pak ditësh po aty në Paris, (me lekët e shtetit komunist, sigurisht) vajzën e tij Argita.

    Ajo ka patur nevojë për një operacion të rëndësishëm kirurgjikal plastik, për t’i mbuluar një defekt të rëndë në fytyrë.

    Ish-oficeri i sigurimit të Hysni Kapos, kujton se një natë më parë, aty rreth orës 24.00 të mbrëmjes, Berisha i kishte thënë Eqeremit ta shoqëronte nëpër të gjitha dhomat e spitalit.

    I habitur ky e kishte pse donte t’a bënte këtë gjë, dhe Berisha i ishte përgjigjur se… donte të dokumentonte se sa pacientë vdisnin në këtë spital gjatë një nate!

    Edhe Rama në Parlament e ka përmendur shpesh “lidhjen speciale” të Doktorit me familjen Kapo dhe me Andin.

    “Vitos nuk i është tharë akoma fustani nga lotët e tua, kur vdiq Hysniu. I mbaje kokën në prehër dhe i thoshe “ç’na gjeti shoqja Vito, na vdiq babai i madh i Partisë. Vito nuk dinte çfarë të bënte, të qante për burrin, apo të pushonte lotët e tua. Edhe me Andin e ke personale se i thoshe “të të mësojë xhaxhi si të hipësh në pemë”. Andi donte të luante futboll, por ti dhe futbolli s’kishit lidhje, sepse ty topi të dukej si gur. Paguan Andi, pse nuk hipi në pemë me ty, të mblidhte kumbulla tek Blloku, që të bënte Hysniu raki – i ka thënë Rama Berishës gjatë replikave në Parlament në seancën e 17 dhjetorit 2015.

    Edhe Izet Haxhia, ish-truproja i Berishës, flet për Berishën dhe Kapot.

    “Më ka bërë gjithmonë përshtypje se si përgjatë shumë  viteve, në pushtet dhe në opozitë, Berisha nuk e sulmoi asnjëherë klanin e Vlorës (Kapo). Sistemi komunist e bëri nga një çoban dhish në Viçidol, doktor. Kapot e ngritën dhe e bënë mjek të familjes së dytë për nga fuqia në Shqipëri”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit