6.5 C
Tirana
E diel, 23 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë na e ka marrë lumturinë? Raporti për Europën: Shqipëria e parafundit, kalon vetëm Turqinë

    Shqipëria u rëndit në vendin e 89-të në Indeksin e Lumturisë për vitin 2025, duke lënë pas vetëm Turqinë ne Evropë.

    “Mirë edhe aq, që jemi në vendin e 89-të. Duke parë se sa shumë probleme po shtohen dhe ende gjërat bazike nuk janë të siguruara, e them sërish, mirë edhe aq”, thotë për A2 CNN sociologia Marsi Simo.

    Por cilat janë faktorët që kanë diktuar këtë renditje dhe çfarë politikash mund të ndiqen për ta përmirësuar? “Shërbimet shëndetësore, që nuk jemi në nivelin e pritshëm.

    Aspekti arsimor, pjesa e modernitetit ku njerëzit priren të mendojnë më shumë për veten, të krijojnë më shumë të ardhura dhe më pak anëtarë familjeje.

    Tjetër aspekt ka të bëjë me lirinë e zgjedhjes. Sa më shumë zgjedhje të kenë njerëzit, aq më shumë të lumtur janë. Edhe nëse fëmijët janë të lumtur, automatikisht edhe prindërit janë të lumtur”, thotë Simo.

    Në këtë raport, Kosova u rendit e para në rajon duke mbajtur vendin e 29-të në botë dhe arsyeja duket përgjithësisht e njëjtë nga qytetarët.

    Raporti i Lumturisë Botërore është një studim global që mat nivelin e lumturisë në vende të ndryshme të botës bazuar në disa faktorë si: të ardhurat për frymë, mbështetja sociale, shëndeti, liria, korrupsioni dhe për të tretin vit radhazi, Finlanda mban vendin e parë, ndjekur nga vendet e tjera nordike si Danimarka, Islanda e Suedia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit