17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë ndodh kur aktorët eksitohen vërtet gjatë xhirimeve?

    Për shumicën e njerëzve, realizimi i një skene seksi përpara një dhome plot me njerëz dhe kamera tingëllon si një tmerr i vërtetë. Por për disa aktorë, është diçka krejt normale. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që këto momente realizohen gjithmonë pa probleme apo se për aktorët janë të thjeshta.

    Herë pas here, aktorët eksitohen gjatë xhirimeve të skenave seksuale dhe është detyra e ekipit të produksionit që të kujdeset që situata të trajtohet në nivele profesionale për të gjithë të përfshirët – pavarësisht sikletit.

    David Thackeray, një koordinator për xhirimet e skenave të intimitetit për shumë studio të Hollivudit, shpjegoi se si aktorët dhe produksioni i trajtojnë këto momente aksidentale të eksitimit. Sipas Thackeray, është e rëndësishme të “kuptohet se kjo është normale dhe se gjëja më e keqe që mund të bëni është të vazhdoni”.

    Sipas tij, është e rëndësishme të pranosh atë që po ndodh në vend që ta injorosh.

    “Në vend që ta harrojmë ose të drejtojmë gishtin, në këto momente ne bëjmë pak pushim. E quajmë time-out!”, thotë David.

    Pra, është diçka që ndodh dhe është e pashmangshme. Thënë kështu, për interesat më të mira të të gjithëve, është e rëndësishme që të përgatitet i gjithë ekipi përpara xhirimit të skenave seksuale.

    “I themi edhe stafit për skenat që do xhirohen, në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm për lakuriqësinë që do shohin dhe të mos befasohen”.

    Gjatë një interviste në janar 2019 me Mashable, koordinatorja për xhirimin e skenave intime, Ita O’Brien (e cila ka punuar në “Sex Education” të Netflix) tha: “Unë jam atje për t’i ndihmuar, duke u siguruar që të gjithë të jenë në rregull me skenat dhe lakuriqësinë. Unë i ndihmoj ata duke i dhënë një strukturë dhe proces specifik për të kaluar nëpër skena seksi.”

    Të famshëm të tjerë gjithashtu kanë folur për xhirimet e skenave seksuale. Justin Timberlake, i cili realizoi shumë skena seksi me Mila Kunis për “Friends with Benefits”, i tha BBC-së:

    “Në fakt është disi e bezdisshme, je aty për 12 orë, është rraskapitëse. Të gjitha ato skena rrotullohen rreth dialogut dhe ndërveprimeve fizike, është kaq e lodhshme.”

    Samira Wiler nga “Orange Is The New Black” gjithashtu ndjeu sikur skenat e saj seksuale ishin padyshim jo seksi. “Patjetër që nuk ishte seksi. Dukej shumë mekanike”, tha ajo për Huff Post në 2014.

    Caitriona Balfe e “Outlander” kishte një mendim të ngjashëm për xhirimet e këtyre momenteve intime.

    “Nuk mund të them se më pëlqejnë të gjitha skenat seksi. Ato nuk janë kurrë më argëtueset për t’u filmuar,” tha ajo për Express në shkurt.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit