10.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Çfarë ndodh me Mateon nëse ti largohesh?” – Brikena shpërthen: Do t’ju nxjerrim një nga një jashtë

    Gjatë një konference të zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, dy banorët në nominim, Gimbo dhe Brikena, u përballën me pyetjet e banorëve të tjerë, duke dhënë përgjigje të drejtpërdrejta për situatat e tyre në lojë.

    Një nga pyetjet që iu drejtua Brikenës kishte të bënte me Mateon dhe se çfarë do të ndodhte me të në rast se ajo largohet nga shtëpia pas këtij nominimi.

    Në përgjigjen e saj, Brikena u shpreh e sigurt për forcën e lojës së Mateos, duke theksuar se marrëdhënia e tyre nuk lidhet me strategjinë brenda shtëpisë.

    Ajo deklaroi se Mateo është një lojtar i fortë, i cili i thotë gjërat hapur, ka argumente dhe karakterizohet nga sinqeriteti. Sipas saj, ai do të vazhdojë të jetë i fortë në lojë, pavarësisht pranisë së saj.

    Madje, Brikena shkoi edhe më tej me deklaratën e saj, duke paralajmëruar banorët e tjerë se Mateo është i aftë t’i eliminojë një nga një, ndërsa shtoi me bindje se nëse qëndron në shtëpi, ata të dy do ta bëjnë këtë bashkë.

    “Unë e kam thënë gjithmonë që raporti im me Mateon nuk ka lidhje me lojën. Ai është i fortë si me mua, ashtu edhe pa mua. Por nëse jam këtu, do t’ju nxjerrim një nga një jashtë”, u shpreh Brikena.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit