13.5 C
Tirana
E martë, 6 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë ndodhi me Adriatik Lapajn? – Nga përplasja me Policinë, te dërgimi në spital

    Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u rikthye mbrëmjen e djeshme përpara Kryeministrisë së bashku me mbështetësit e tij, pavarësisht tensioneve të regjistruara më herët gjatë ditës së dielë, kur protesta e organizuar prej tij u shoqërua me përplasje me forcat e Policisë.

    Edhe në orët e para pas mesnatës, situata u tensionua sërish, teksa Policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke u përplasur me Lapajn dhe mbështetësit e tij.

    Gjatë ndërhyrjes, raportohet se një bombol gazi i ka rënë në kokë Adriatik Lapajt, i cili për pasojë është transportuar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim të specializuar.

    “Njoftoni ambulancën, i ra bombola gazit”, dëgjohen të thonë mbështetësit e Lapajt në pamje të shpërndara nga vendngjarja.

    Nga ana tjetër, Policia ka shoqëruar Eduart Kacën, anëtar i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, i cili prej rreth 20 ditësh kishte ardhur nga Düsseldorfi për të protestuar përballë Kryeministrisë.

    Protesta e djeshme, e zhvilluar më 4 janar, ishte një tjetër tubim i organizuar nga Adriatik Lapaj, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore për një periudhë 12-mujore, me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

    Gjatë fjalimeve, Lapaj dhe mbështetës të tij akuzuan Policinë e Shtetit se po filmonte protestuesit përmes punonjësve civilë, me pretendimin se kjo bëhej për t’i shoqëruar ata pas përfundimit të tubimit.

    Po ashtu, tensionet u shtuan edhe pas ndërhyrjes së forcave të rendit për heqjen e çadrave të vendosura nga protestuesit përpara Kryeministrisë.

    Situata mbetet e tensionuar, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar të Policisë lidhur me ngjarjet e mbrëmjes dhe gjendjen shëndetësore të Adriatik Lapajt.

    “Edi Rama të bëj përgjegjës ty”, thotë Lapaj në postimin e tij, teksa tregon atë që ndodhi.

    “Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur.

    Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur. Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.  I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, shton ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit