10.5 C
Tirana
E enjte, 27 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Çfarë ndodhi me MC Kreshën?” – Rozana Radi shmang pyetjen: Është një super artist

    “Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi: Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu, Ema Andrea.

    Një nga temat që u hap puntatën e parë të këtij sezoni ishte dhe një performancë live e MC Kreshës, e cila është bërë tejet virale ditët e fundit në rrjetet sociale.

    E pyetur për këtë gjë, Rozana Radi e vendosur në siklet vendosi të shmangte pyetjen në fillim. Më pas ajo u shpreh se MC Kresha është një super artist.

    Rudina: Si mendon për MC Kreshën?

    Rozana: Unë?

    Rudina: Po.

    Rozana: Si mendon ti Ori?

    Ori: Unë e kam një mendim. Më pëlqen shumë të them të drejtën dhe është një nga artistët e mi të preferuar. Ia dua shumë këngët të dyve. Edhe besoj se të gjithëve na ndodhin kështu momente.

    Rudina: Mund t’i ketë harruar tekstin Ema?

    Ema: Unë kam përshtypjen që e ka bërë dhe për humor. Nuk e di se çfarë koncerti është. Mendoj se ka qenë dhe për shaka. Mua më bëri për të qeshur.

    Rozana: Mund të jetë dhe si ajo që bëre pak më përpara për të rënë në sy.

    Ema: Nuk e di ku, nuk e di si dhe nuk e di qysh, por nëse e ka bërë për të rënë në sy…

    Rozana: Edhe unë jam me mendimin e Orit, që Kresha është një super artist.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit