24.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë (nuk) u pa në pjesën e dytë të video-skandalit! Tre personat të dyshuar fshihen pas 40 vjeçares?

    Është publikuar dje pjesa e dytë e video-skandalit në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Në këtë video të dytë shihet se çfarë ka ndodhur pas aktit seksual mes Gjicit dhe gruas së identifikuar si Alma Kaçi, 40 vjeç.

    Gruaja shihet fillimisht që pastron dyshemenë e zyrës, ndërsa Gjici pak sekonda më pas e ndihmon të pastrojë buzët me një pecetë letre.

    Pad kësaj, gruaja i flet kryebashkiakut për tre gjëra njëherësh: për një projekt për të sterilizuar qentë e rrugës, për një gardh që kushton 40 mijë lekë dhe po aty i kërkon t’i “sajojë ndonjë punë në Bashki” se është me “dy shkolla”.

    Gjici përqëndrohet te qentë dhe thërret në zyrë një vartës. Vartësi dhe gruaja dalin më pas nga zyra e Gjicit dhe bashkë me ta lëviz dhe kamera e montuar në çantën e gruas.

    Më pas skena zhvendoset në zyrën e vartësit, i cili kërkon nga Alma Kaçi detaje. Ai duket krejtësisht i painformuar se për çfarë bëhet fjalë. Kaçi i shpjegon se do të ngrejë një vend-strehim për qentë e rrugës dhe për këtë duhet një kontratë me Bashkinë.

    Të dy vendosin të kontaktojnë më tej për detaje dhe ndahen.

    Gruaja del nga Bashkia dhe kamera vazhdon regjistron deri në hipjen e saj në makinën e parkuar para Bashkisë. Video mbyllet me të lehurat e një qeni që me sa duket gruaja e skandalit e ka në makinë.

    Megjithëse video nuk tregon asnjë “miratim tenderi” sic shkruajnë disa media afër opozitës, ajo ve në pozicion të ri, hetimet për atë që ka ndodhur në zyrën e Gjicit.

    Në varësi të dëshmive që do merren, SPAK do dalë në konkluzionin nëse është konsumuar vepra e shpërdorimit të detyrës, pra nëse janë kërkuar favore seksuale në këmbim të dhënies së fondeve publike.

    Në video nuk provohet që janë dhënë fonde, por që janë dëshiruar të tilla, por hetimi do jetë kompleks.

    Gjithashtu po hetohet për personat që fshihen pas Alma Kaçit. Një burim i tha gazetës DITA se të paktën tre persona janë përfshirë në pagesa të lidhura me videon.

    Video ishte planifikuar të transmetohej në një emision televiziv, më pas është anuluar dhe është përhapur nëpërmjet telefonave dhe rrjeteve sociale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit