14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë po i bëjmë vetes duke qëndruar ulur kaq gjatë?

    Fatmirësisht ose fatmirësisht, bota sot është ndërtuar në mënyrë të tillë që ju të qëndroni ulur në shumicën e aktiviteteve tuaj, në makinë, në punë, në shtëpi, etj. Sado ideale të na duket për disa çaste, në afatgjatë qëndrimi ulur është vrastar! Sipas një studimi të ri kjo sjellje sedentare rrit mundësitë që ju të prekeni nga një sëmundje ose një gjendje që mund t’ju dëmtojë gradualisht edhe nëse merreni me aktivitet fizik më pas.

    Analizimi i dhjetra rasteve të tilla tregoi se kjo sjellje çon në fatalitete si pasojë e problemeve kardiovaskulare dhe kancerit, duke shkaktuar edhe gjendje kronike si diabeti i tipit 2. Inaktiviteti fizik është identifikuar si i katërti ndër faktorët e rrezikut të vdekjes në të gjithë botën, sipas ‘World Health Organization’.

    Ulja e tejzgjatur, nga 8 në 12 orë ose më shumë në ditë, rrit riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2 me 90%. Kërkuesit rekomandojnë që të ngriheni në këmbë kur jeni në punë, të lini gjithçka po bëni pavarësisht rëndësisë e të ecni për 1-3 minuta çdo gjysmë ore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit