Bora Zemani ka postuar një thënie në Instagram që është parë si një mesazh ndaj gjitha asaj që ka ndodhur mes saj dhe Donald Veshaj.
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit një shkrim të marrë nga një faqe, ku thuhet: “Kur pse-ja është e qartë, si-ja (arsyeja) është e thjeshtë”.
Megjithëse, Bora nuk ka shkruar asgjë duke iu referuar asaj që thuhet në thënie nënkupton se është një mesazh për Donaldin.
Kujtojmë që Donaldi dhe Bora ndezën shpresat për një ribashkim pas puthjes që shkëmbyen brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP.
Aktori gjithashtu i dhuroi një varëse për përvjetorin e tyre por gjërat ndryshuan kur u lidh me Beatrix Ramosaj, e cila ndodhej gjithashtu në BB VIP. Romanca e tyre shkaktoi reagime të ashpra pasi Bora kishte bërë me dije se po e priste Donaldin kur të dilte jashtë.