23.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Çfarë porosie i dhe?” Arbër Hajdari zbulon bisedën me Luizin në prapaskenë

    Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari, i ftuar në “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo, ka folur në lidhje me dinamikat e edicionit të dytë.

    Ai ka treguar se me Luizin është takuar disa herë edhe në ambientet e “Top Channel”, ndërsa moderatorja nuk ka ngurruar ta ngacmojë se për çfarë biseduan në prapaskenë.

    Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.

    Bieta Sulo: Lëre disa herë, ja se ua them unë teleshikuesve. Tani që po hyni në studio, në backstage, aty 10 minuta me Luizin. I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?

    Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit