Njerëzit kanë filluar t’i bëjnë sërish dasma pas një pushimi të gjatë dhe çfarë do të thotë kjo për të ftuarit?! Lindjen e një dileme të tmerrshme që pyetjen “çfarë do të veshim?”
Në këtë artikull, pretendojmë t’jua thjeshtojmë pak më shumë punën, duke ju tregon çfarë të MOS vishni në dasmën e radhës. Mjafton të keni parasysh rregullat më poshtë dhe pastaj jeni të lirë të bëni zgjedhje sipas stilit dhe shijeve tuaja!
1. Mos vishni ngjyrë të bardhë
Eshtë nata e nuses. Nëse doni ngjyra të hapura që duken bukur edhe në fotografi shkoni me neutralet.
2. Mos shkoni shumë thjeshtë
Merreni pak më seriozisht eventin. Jo domosdoshmërisht e kemi fjalën për xixa, shkëlqim dhe temina, por mos vishni gjënë e parë që shihni në garderobë.
3. Jo me pantallona që i vishni edhe në përditshmëri
Sado bukur t’ju tregojnë, mbetet kombinim rastësor. Sigurisht që mund të vishni pantallona, por nëse do ta bëni bëni zgjidhni një kostum modern që ju bën të dukeni pak më ekstra krahasuar me përditshmërinë.
4. Kur duhet, mbuloni supet
Nëse ceremonia është në kishë, e mira është të mbuloni supet edhe nëse fustani i festës është i hapur. Një shall elegant do ta ndryshonte look-un.
5. Mos e teproni as me dekoltenë
Kujtoni që dasmat janë festa që përfshijnë shumë familje dhe njerëz të afërm, prandaj ruani një lloj etike dhe mos u ekspozoni duke e tepruar. Kjo s’do të thotë se duhet të vishni diçka të mbyllur, por sigurohuni të mos dukeni vulgare dhe t’i përshtateni ambjentit.
6. Mos bëj veshje që rrëmbejnë gjithë vëmendjen
E kuptojmë që mund ta keni marrë seriozisht, por jo më shumë seç duhet. Printet, lulet, xixat, kombinimet e çuditshme heqin sytë nga nusja dhe dhëndri dhe shkojnë tek ju, por ju s’e doni këtë apo jo?!
7. Tregohuni të zgjuar kur zgjidhni këpucët
Janë shumë të rëndësishme, aq më tepër nëse jeni tip që kërceni. Kërkoni këpucë të rehatshme me të cilat e ndjeni që mund të qëndroni gjatë në këmbë. Mos kërkoni për taka shumë të larta, do të pendoheshit!