5.5 C
Tirana
E diel, 1 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë të bëni kur e kaloni masën me ushqimin

    A ju ka ndodhur të hani diçka të pashëndetshme apo thjesht ta teproni me ushqimin dhe të ndiheni keq më pas? Në shumë nga këto raste ju ushqeheni sepse keni neps apo një nevojë tjetër të trupit, por që nuk ka lidhje me urinë.

    “Qëllimi është t’i kushtoni vëmendje sinjaleve për uri para se të hani. Është si të kontrolloni nëse makina ka mjaftueshëm karburant para se të nisni një rrugë”, thotë Michelle May, autore librash, nutricioniste.

    – Bëni një pauzë përpara se të hani

    “Çelësi është ndërgjegjësimi”, thotë May. Kur të doni të hani, gjithmonë ndaloni në atë moment midis dëshirës për të ngrënë dhe të ngrënit në të vërtetë. Këtu do të kuptoni nëse jeni të uritur apo thjesht të mërzitur, të lodhur, të stresuar apo të etur.

    Mjekja May thotë se nuk duhet të hani domosdoshmërisht çdo 2-3 orë siç sugjerojnë disa ekspertë. Duhet të hani kur jeni të uritur dhe mbi të gjitha të mos harroni kurrë për të ngrënë.

    “Ndonjëherë puna dhe vrulli i ditës bëjnë që “të harrojmë” të ushqehemi, por kjo nuk duhet të ndodhë. Të lini trupin tuaj të arrijë në pikën kulmore të urisë është gjithashtu e rrezikshme”, thotë ajo.

    Kjo harresë gjatë ditës mund të bëjë që të hani sasine e tre vakteve në një vakt të vetëm, që nuk është gjithashtu e shëndetshme.

    Bëni një skanim: Trup-Mendje-Zemër

    Vini re ndjesitë e ndryshme në trupin tuaj. Shpesh tensioni në qafë apo shpatulla, mund të sinjalizojë ankth dhe stres, jo uri.

    Për mendjen, nëse produktiviteti juaj është i dobët dhe e gjeni veten duke menduar se çfarë ka në kuzhinë, me siguri nuk jeni të uritur, thjesht jeni mërzitur duke mësuar, punuar etj.

    Për zemrën, dëgjoni emocionet tuaja

    A ndiheni të lodhur nga një natë e vonë, ku po punoni për të mbyllur një punë me afat kohor të caktuar? Ankthi juaj mund të krijojë “uri në kokë” (head hunger). Mendojini këto përpara se të hani. Nëse nuk jeni me të vërtetë të uritur, do të hani dhe nuk do të ndiheni të kënaqur, pasi nuk po adresoni rrënjën e vërtetë të problemit, duke bërë që të hani gjithnjë e më shumë.

    – Adresoni nevojat tuaja (Përtej ushqimit)

    Dilni jashtë për një shëtitje rreth lagjes për të lehtësuar disi stresin, shtrihuni për pak gjumë rreth 20-minuta, ose pini një gotë ujë për të eleminuar etjen e zgjatur.

    Ushqeni urinë tuaj të vërtetë! Vini re apo e kërkoni ushiqmin si një rehati emocionale apo jeni vërtet të uritur. Nëse jeni të trishtuar dhe doni një përqafim, lini veten të qajë, në mënyrë që të ndiheni të lehtësuar. Nëse keni frikë dhe dëshironi siguri, pranoni se si ndiheni. Ushqejeni urinë emocionale me dashuri për veten dhe jo kalori boshe.

    “Mund t’ju duhen vetëm disa momente për t’u ri-përqendruar”, thotë May.

    Nëse edhe pasi bëni këtë, ju duket se uria juaj është rritur (dhe nuk keni ngrënë më herët), atëherë kemi të bëjmë me oreks/uri dhe jo diçka tjetër.

    – Kujtojini vetes çfarë do ndodhë më pas

    Kjo nuk është hera e parë që ju ndieni dëshirën për të kënaqur urinë emocionale dhe mund të mos jetë e fundit. Por, si do ndiheni pas kësaj? Thuajini vetes:

    “Nëse e bëj këtë, më pas ndoshta do të ndihem i/e zhgënjyer, i/e fryrë.

    Kujtoni se të hash edhe pjesën e mbetur të tortës mund të ndihet mirë në moment, por kjo ndjenjë e mirë nuk do të zgjasë shumë më pas.

    – Asgjë nuk është absolute

    Ju mund të jeni të vetëdijshëm se nuk jeni të uritur fizikisht, por përsëri ta teproni me ushqimin në një ditë të caktuar. Të gjithë e bëjmë herë pas here dhe nuk ka pse të ndihemi fajtorë për këtë.

    Mbi të gjitha, besoni në veten tuaj. Besoni në forcën tuaj të brendshme. Besoni në aftësinë tuaj për të trajtuar gjithçka në jetën tuaj, pa u kthyer te ushqimi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit