Në episodin final të “The Ellen DeGeneres Show” të enjten, Jennifer Aniston nuk i kurseu shakatë në lidhje me divorcin e famshëm nga Brad Pitt në 2005-ën.
E pyetur sesi e përballoi përfundimin e “Friends” në 2004-ën, pas 10 sezonesh dha përgjigjen më të lezetshme që mund të jepte.
Jennifer zbuloi se e përballoi “me një divorc dhe terapi”.
“Pastaj xhirova një film me titull “The Break-Up. Thashë me vete le t’i përfundojmë të gjitha dhe të nisim një kapitull të ri.”- vazhdoi ajo.
Aniston dhe Pitt qëndruan të martuar për thuajse 5 vite para se të konfirmonin lajmin e divorcit.
“Duam t’ju njoftojmë se pas 7 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndahemi. Vendimi ishte i dyanshëm. Kemi vendosur të qëndrojmë miq, duke ruajtur respektin, dashurinë dhe admirimin për njëri-tjetrin.”- shkruhej asokohe nga ish-çifti.
Pak kohë më pas, aktori u martua me Angelina Jolie në 2014-ën, martesë e cila do të përfundonte gjithashtu në divorc në 2016.
Nga ana tjetër, Aniston u martua me Justin Theroux në 2015. Aktorja dhe Theroux njoftuan publikisht ndarjen në 2018. Pavarësisht historive të divorceve ajo i quan të gjitha martesat e saj shumë të “suksesshme”.
Përsa i përket ndarjes nga Brad Pitt është besuar gjerësisht se ky i fundit e ka tradhëtuar Aniston me Angelina Jolie, por sidoqoftë dyshja mbetën miq të parë edhe pas divorcit të bujshëm.