8.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë tregojnë dhimbjet e barkut pas seksit: Nga se shkaktohen

    Asgjë nuk ta prish humorin më shumë sesa dhimbjet e papritura të barkut gjatë ose pas seksit. Orgazmat janë po aq mendore sa edhe fizike: Nëse jeni të shpërqendruar nga dhimbja e barkut do ta keni më të vështirë të arrini orgazëm.

    Po cilat janë arsyet që mund të bëhen shkak për dhimbje të tilla?

    Besojeni ose jo, ka shumë faktorë të mundshëm për dhimbjen e barkut pas seksit, duke nisur që nga thatësia vaginale. Shumica prej tyre, njësoj si dhimbjet e barkut apo vagina e acaruar pas seksit janë përgjithësisht të parrezikshme, por sidoqoftë, nëse kjo ndodh vazhdimisht e mira është të bëni një vizitë tek mjeku.

    Kjo, për të përjashtuar ndonjë komplikim të rëndë, si infeksioni, tjera, si endometrioza apo adenomyosis (inde që rriten brenda murit të mitrës). Sidoqoftë, dhimbjet e barkut pas seksit janë shumë të zakonshme, thjesht njerëzit zgjedhin të mos e thonë me zë të lartë.

    Dhimbja e barkut pas penetrimit nuk janë shkak për panik. Nëse gjatë ditës keni patur probleme me stomakun seksi s’është opsioni më i mirë pasi kjo do ta shtonte edhe më shumë sikletin e një stomaku që s’është në gjendjen e tij më të mirë.

    Gjithashtu, ndryshimet hormonale mund të kontribuojnë në një dhimbje të tillë e cila mund të jetë edhe më e fortë nëse jeni para ciklit menstrual.

    Ndonjëherë dhimbja e vazhdueshme gjatë seksit nuk është thjesht çështje fizike, por edhe emocionale, ose një kombinim i të dyjave. Traumat e kaluara seksuale mund të kontribuojë në dhimbje gjatë dhe pas seksit, i njohur si genito-pelvic dhimbje / çrregullim penetrimi. Një tjetër arsye që i jep shpjegim kësaj lloj dhimbjeje është se penisi apo dildo që po përdorni mund të jetë shumë i madh për ca pozicione të caktuara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit