8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    CIA me dorë në xhep!

    Nga Kimete Berisha

    – Shefi i CIA-s demitizohet kur shfaqet publikisht dhe ne e shohim se si ai nuk është siç kemi kujtuar, misterioz dhe i pakapshëm, që kërcen nga kulmi në kulm, varësisht nga situata, dhe që t’i lexon mendimet, e në mungesë të shqiptarëve që mendojnë, ta lexon letrën në xhep.

    – Njërën dorë e mbajti në xhep kur u takua me Albin Kurtin, se qind për qind ambasadori Hovenier i kish treguar atij se Albin Kurti dyshohet se është shumë i rrezikshëm, pasi që nuk e përfill Amerikën.

    – Dorën në xhep e mban njeriu kur është në siklet, kur nuk ndjehet rehat, kur nuk do afërsi, dhe kur nuk do të shpreh asnjë ndjenjë!

    – Një ditë para se shefi i CIA-s mori vendim të takohet me kryeministrin tuaj të pabindur, kokëfortë dhe të pamposhtur, ambasadori amerikan Hovenier u ankua para popullit, krah për krah presidentes Vjosa Osmani se si Albin Kurti është prishur me Amerikën.

    – Hovenier, pa karizmë siç është, i kërkoi falje ‘nönës’, sikur ajo të ishte presidentja e tij…

    I kërkoi falje ‘që e spiunoi’ presidenten, që siç i tha ‘tinëz’ ambasadori nuk deshti të ankohet për Albinin, por qe, nuk u durua’.

    – Që do të thotë se Hovenier është spontan, impulsiv, është i paparashikueshëm, i papërmbajtur dhe se e befason edhe veten, pra nuk ka agjendë, por vepron në bazë nervore.

    – Vjosa ofshau, me demek, nuk ka mbetur të flas njeriu lirisht me askënd…

    – Ambasadori Hovenier e zbuloi ‘padashur’ bisedën që pak para se ta mbante konferencën (për donacionin e USAID-it) e kishte bërë me Vjosa Osmanin kundër Albin Kurtit.

    – E Albin Kurti e kishte një informatë që shefi i CIA-s nuk e kishte:

    E informoi shefin e CIA-s për zhvillimin e madh ekonomik të Kosovës, që deri sot ishte sekret për Amerikën.

    – Bukën e motmotit e kemi siguruar, librat shkollor i kemi siguruar…

    Trepçën e kemi shterur…!

    Në veri është larë ministri i Bujqësisë, dhe pasi që lahen ministrat në veri, shkojnë në ëmbëltore dhe për inat të Vuçiqit hanë akullore.

    – USAID, një ditë më parë, ia dha milionat këtij vendi kaq të zhvilluar ekonomikisht!

    – Shefi i CIA-s erdhi në Kosovë gjatë kohës kur tv-portalet kanë bërë zbulimin e qindra spiunëve shqiptarë të UDB-së, që të paepur punuan për Serbinë kundër lirisë së shqiptarëve.

    – Është fenomen që një popull kaq i vogël të ketë kaq shumë spiuj, të cilët flasin për krimet e tyre në TV si për borën e parvjetme, në vend se të përgjigjen para drejtësisë, përgjigjen para gazetarëve!

    – Kosova e ka një spiun për kokë banori, prandaj spiunimi këtu nuk është profesion që paguhet me pare, por është artizanat, është mënyrë e jetës.

    Këtu spiunohet për pikë qejfi.

    – Shefi i CIA-s më së shumti ishte kureshtar të takohej me rivalen e Putinit, Vjosa Osmanin, e cila prej se ka filluar lufta në Ukrainë, papushim ia tërheq vërejtjen Putinit që të mos guxoj…

    – Kur foli me Vjosa Osmanin, shefi i CIA-s u mrekullua…por, njësoj si me kryeministrin, edhe me presidenten kur u takua, e përshëndeti me njërën dorë në xhep.

    – Të gjithë patën fjalë të mira për shefin e CIA-s.

    Dodik e tipizoi si një ‘njeri të këndshëm’, jo si një ‘bogeyman’që të tremb.

    Osmani dhe Kurti, që të dy, me një palë fjalë, treguan se ardhja e tij ka domethënie të madhe…!

    Bile Albini e quajti briliant.

    – Por, asnjëri nuk tregoi se a po fillon apo po përfundon lufta!

    P.S. Populli u gëzua shumë që shefi i CIA-s u takua me Albin Kurtin, të cilit iu dëmtua pak imazhi me rastin kur u pa në konventën e demokratëve amerikanë, i ulur në rendin e fundit në sallë, koka i prekte n’tavan tek poçi elektrik, që e bënte të dukej sikur ishte i angazhuar si mjeshtër i dritave, ama entuziast!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit