21.5 C
Tirana
E martë, 24 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Çiftet shqiptare po martohen me kontratë”, avokati ngre alarmin: Familja në krizë, 35 mijë divorce në vit

    Edhe në Shqipëri po aplikohen kontratat paramartesore.

    Avokati Alban Dura thotë se burrat sipërmarrës kërkojnë kryesisht të martohen me kontratë, por pa përjashtuar edhe gratë që e kërkojnë një gjë të tillë.

    Ai shpjegoi sesi funksion kontrata martesore në vendin tonë.

    “Ka disa vende që e kanë të përcaktuar përveç ndarjes së regjimit pasuror rregullojnë dhe pasojat nëse shkojnë në divorc, por ka edhe sanksione që mund të shkelen gjatë jetës martesore, siç është tradhtia bashkëshortore. Nëse shkel këtë parim apo nen të kontratës nuk përfiton pasuri, apo kujdestarinë e fëmijës.

    Ne nuk kemi një rregullim të tillë, kemi të sanksionuar vetëm ndarjen e regjimit pasuror. Nuk e kemi të përcaktuar pasojat e tjera nëse çifti shkon në divorc apo në gjykatë për të zgjidhur martesën. Bashkëshorti nëse ka të ardhura nga një biznes apo trashëgimi ka të përcaktuar që regjimi pasuror pas martesës nuk përfiton gruaja, por mund të arrijnë në marrëveshje që të përfitojë 10% të të ardhurave që vijnë pas martesës.

    Mua më vijnë më shumë bashkëshortë meshkuj që janë sipërmarrës, por ka edhe femra që janë mirë ekonomikisht që kërkojnë një kontratë të tillë paramartesore. Ka raste që mund të ketë një apartament dhe rrogën më të lartë dhe mendojnë të rregullojnë regjimin pasuror që bashkëshorti mos të përfitojë këto të ardhura që vijnë nga rroga.

    Martesa është diçka e shenjtë. Ne në momente të vështira duhet t’i gjendemi njëri tjetrit, por kjo është ligjore, e mundshme dhe e lejueshme dhe nuk duhet paragjykuar”.

    Ai tha se shqiptare ndodhet në krizë të madhe besimi, teksa ngriti alarmin për numrin e lartë të divorceve në vend. Avokati u bëri thirrje institucioneve të mbështesin familjen.

    “Familja është në një krizë të madhe besimi ndaj bashkëshortëve dhe në vitin 2023 ne kemi pasur 35 mijë divorce. Një pjesë mund të jenë edhe fiktive për shkak të problemeve me ekspulse apo dënimeve në vendet e Shengenit. Është një shifër e frikshme që duhet të vërë në alarm institucionet që merren mbrojtjen sociale e hartimin e politikave mbështetëse për familjen”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit