10.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çifti i britanikëve: Pronari në Londër na rriti qiranë, tani jetojmë e punojmë në Shqipëri

    Vitet e fundit, Shqipëria nuk ka parë vetëm rritjen e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë vendin kryesisht gjatë sezonit veror.

    Një numër i lartë pensionistësh kryesisht nga Italia zgjedhin vendin tonë për koston tepër të ulët të jetesës.

    Megithatë janë edhe të rinjtë ata që gjithnjë e më tepër marrin vendimin për të jetuar në vendin tonë. Kryesisht janë ata të cilët kanë mundësi të punojnë nga distanca.

    Kjo është edhe historia e një çifti nga Britania e Madhe. Për mediet e huaja ata kanë rrëfyer se si vendosën të jetojnë në Shqipëri, prej disa muajsh, që kur pronari i shtëpisë në Londër u dha lajmin e keq të rritjes së qirasë me 30%.

    Për Laura dhe Dan gjithçka është më e lirë, çmimet janë deri në 90% më të ulëta se në Britani. Ushqimi është i mrekullueshëm, një përzierje e traditave greke, italiane, turke me atë vendase.

    Ata kanë mbetur të mahnitur edhe nga bukuritë natyrore që ofron vendi tonë, teksa rrëfejnë se kanë udhëtuar nga Tirana, në Berat, Vlorë, Gjirokastër e deri në Ksamil.

    Rëfimi i tyre i plotë për mediet britanike: My landlord put up my rent by a third so I moved to Albania to escape the cost of living crisis

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit